+355 67 221 1323

Na kontaktorni ne numrin e telefonit

Vlerësimet

Çfarë thonë klientët tanë?

Disa dëshmi nga klientët tanë.

Na Kontaktoni

Hapur Hënë – Shtunë / 08:30-18:00

Adresa Rruga “Nikolla Jorga”, Ndërtesa 9, Hyrja 4, Ap 2

Avokatët Tanë

Eridi1

Eridi Sherifi

Avokat

Avokat Eridi SHERIFI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2011 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka përfunduar dhe Master Profesional në të drejtë civile. Në vitin 2013 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucione të rëndësishme shtetërore dhe që prej vitit 2018 ushtron profesionin e avokatit. Av. Eridi Sherifi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile dhe administrative.

Klaudi

Klaudi Zholi

Avokat

Avokat Klaudi ZHOLI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2005 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucone shtetërore. Në vitin 2006 ka fituar titullin avokat, profesion të cilin e ushtron që prej vitit 2011. Av. Klaudi Zholi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile, administrative, tregëtare e doganore.

Avokat Emigracioni

Artemisa Shquti

Avokate

Avokate Artemisa Shquti ka perfunduar studimet e larta në vitin 2014 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka vijuar studimet pas universitare në Master Shkencor në të Drejtë Publike, ku është diplomuar në vitin 2016. Në vitin 2017 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka kryer trajnime dhe studime ne Universitetin Goldsmith ne Londer ne vitin 2019 ne te Drejten Nderkombetare te Biznesit. Av. Artemisa Shquti është e specializuar në fushën e së drejtës te biznesit dhe e specializuar ne çeshtjet e emigracionit.

Avokat

Bledar Hoxhallari

Avokat

Avokat Bledar HOXHALLARI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar prej vitit 2002 dhe ne vazhdim per nje periudhe 20 vjecare ka ushtruar profesionin profesionin ne institucione te ndryshme shteterore, ne drejtim te Prokurimeve Publike, ku ka qene pozicionin "Pergjegjes". Prej vitit 2021 ka fituar titullin "Avokat". Ai eshte i specializuar ne fushen e Prokurimeve Publike dhe ne te Drejten Civile e Tregetare!

ATOS PESHA

ATOS PESHA

Avokat & EKSPERT FISKAL

Avokat dhe Ekspert Fiskal Atos Pesha ka përfunduar studimet e larta në vitin 2007 ku është diplomuar si “Financier”. Pas përfundimit të fakultetit ekonomik menjehere ai ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësise ku në vitin 2010 është diplomuar si "Jurist", e po ashtu ka kryer dhe master shkencor në të drejtën tregëtare dhe administrative. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si Financier dhe Konsulent Biznesi.

Pyetjet e bëra më shpesh

Zgjedhja e një zyre ligjore për ju dhe çështjen tuaj është një vendim i rëndësishëm që duhet të merrni. Ne e kuptojmë që çështja juaj është e rëndësishme për ju dhe zgjedhja e avokatit që do i’u përfaqësojë mund të bëjë ndryshimin për zgjidhjen e problemit tuaj ligjor. Zyra jonë me avokatët e saj funksionon si një trupë e vetme ku secili avokat përkushtohet maksimalisht për zgjidhjen e çështjes tuaj kombinuar kjo me eksperiencën disavjeçare në fushën e avokatisë.

Në zyrën tonë trajtojmë çdo çështje si dëmshpërblim në rast aksidenti në punë, aksident automobilistik, çështje civile, penale, familjare, administrative, tregëtare etj.

Ju duhet të paraqiteni personalisht në zyrën tonë në mënyrë që të njiheni me stafin tonë i cili to të meret me trajtimin e çështjes tuaj. Sidoqofë kur kjo nuk është e mundur që ju të paraqiteni peronalisht në zyrën tonë ne mund të caktojmë një datë dhe kohë për t’u takuar me ju në një vënd që është më i përshtatshëm për ju.

Orari ynë i punës është 8:30 në mëngjes deri në oren 6:00 pasdite, nga e hëna deri të shtunën. Sidoqoftë ju mund të telefononi në çdo kohë ose të dërgoni email. Ne jemi të përkushtuar që t’iu përgjigjemi në çdo moment.

Ne duam të sigurohemi që klientët tanë të jenë të informuar sa më mitë për të drejtat e tyre ligjore, prandaj ne ofrojmë konsultime falas për ju.

Ne jemi të përkushtuar t’iu ofrojmë përfaqësim sa më efektiv. Tarifa është një marveshje midis klientit dhe avokatit e cila do të jetë në përputhje me kompleksitetin e çështjes.

Ju mund të kontaktoni në numrin e telefonit ose të dërgoni email dhe të bisedoni me një antar të të stafit tonë, i cili do t’iu caktojë një konsultë falas në një kohë sa më të përshtatshme për ju. Gjatë konsultimit avokati do të përcaktojë se si mund të përfaqësohet mësëmiri çështja juaj.

Ju mund të prisni të keni në dispozicion avokatë me përvojë në fushën e së drejtës të cilët referohen nga klientët të cilët janë përfaqësuar më përpara nga zyra jonë.

Në rastin kur klienti për shkak të impenjimeve të tij e ka të pamundur ndjekjen e çështjes vetë personalisht në seanca gjyqësore, avokati ju njofton në përfundim të çdo seance mbi ecurinë e saj.

Kohëzgjatja që mund të marrë një proçes gjyqësor ndryshon nga rasti në rast për shkak të proçedurave ligjore. Ne sigurojmë që të gjitha afatet respektohen nga ana jonë për të siguruar një proces sa më të shpejtë që të jetë e mundur pasi çdo vonesë nuk është e kendëshme për klientin.

Kjo varet nga lloji i konfliktit gjyqësor. Ka disa raste specifike kur me fillimin e proçesit gjyqësore në gjykatë caktohet një seancë përgatitore dhe gjykata bën gjithmonë përpjektjet për të zgjidhur çështjen me pajtim. Po ashtu ka raste kur platë mund të bëjnë një marrëveshje mbi kushtet e zgjidhjes së çështjes.

Në legjislacionin shqiptar jënë të përcaktuara afatet specifike e ngritjes së një padie të përcaktuara në Kodin Civil. Këto afate janë të ndryshme në varësi të çështjes tuaj, por është e rëndësishme të veproni sa më shpejt të jetë e mundur për të mos humbur të drejtën tuaj për shkak të afateve.

Ka shumë raste kur dy persona bashkëjetojnë ndërmjet tyre por nuk kanë lidhur martesë ligjore dhe si pasojë e kësaj martese kënë lindur dhe fëmijë. Në rast të veçimit të personave dhe ndërprerjes së bashkëjetesës zakonisht fëmijë jeton me nënën. Si pasojë e gjëndjes konfliktuale prindërit ndërpresin çdo kontakt me njëri – tjetrin duke bërë në këtë mënyrë cënimin e të drejtave dhe detyrimeve që kanë mbi fëmijën. Secili prind në këto raste ka të drejtë të paraqesë në gjykatë kërkesë për rregullimin pasojave pas ndarjes ku njëri prind do të mbajë për ritje dhe edukim fëmijën kurse prindi tjetër do të ketë takime dhe do të kontribojë në pension ushqimor për fëmijën në masën e caktuar nga gjykata.

Padyshim që po. Cilido qoftë informacioni që i’a tregoni avokatit tuaj, nëpërmjet e-mailit, telefonit, letrave apo edhe personalisht, do të jetë sekret si dhe i privilegjuar. Çfardo informacioni që ia tregon avokatit do të jetë i mbrojtur dhe nuk do të mund të përdoret kundër jush si dhe avokati nuk mund ta shpërndajë atë informacion, përpos nëse ti i’a kërkon t’a bëjë atë, përndryshe avokati do ti nënshtrohet sanksioneve.

Ashtu sikurse është e përcaktuar dhe në ligj në raste specifike kur gjykata pranon kërkesë padinë me kërkesë të palës gjyqfituese nmund të ngarkojë më shpënzimet gjyqësore palën gjyqhumëse.

Këto janë raste specifike dhe afatet janë më të shpejta pasi gjykohen pranë Gjykatave Administrative te cilat për shkak të ligjit janë të detyruara të zbatojnë afate më të shpejta. Në këtë rast afati për t’u drejtuar në gjykatë për goditjen e aktit administrative është 5 ditë.

Rritja e fëmijëve, kujdesi për ta dhe për familjen është një punë shumë e dobishme dhe rrit cilësinë e jetës familjare. Duke punuar në këtë mënyrë, keni kontribuar për mbarëvajtjen dhe shtimin e pasurisë në bashkësinë ligjore. Nëse martesa zgjidhet, do të pjesëtoni me bashkëshortin tuaj pasuritë që keni fituar gjatë martesës. Për këtë, nuk ka rëndësi nëse keni marrë pagë apo jo. Kontributi juaj brenda familjes do të mbahet parasysh nga gjykata
gjatë pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore.

Të gjithë personat që aksidentohen dhe janë në cilësinë e passagjerit në mjët kanë të drejtë të dëmshpërblehen. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore, e cila është në fuqi dhe përcakton tarifat që përfitojnë qytetarët shqiptarë në rast aksidentesh edhe me pasojë jetën. Sipas rregullores, çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit Brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ka të drejtë të kërkojë dhe të përfitojë dëmshpërblim.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Quis ipsum suspendisse ultrices gravida. Risus commodo viverra maecenas accumsan lacus vel facilisis.
review4

John Doe

Leap13

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Quis ipsum suspendisse ultrices gravida. Risus commodo viverra maecenas accumsan lacus vel facilisis.
review7

John Doe

Leap13

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Quis ipsum suspendisse ultrices gravida. Risus commodo viverra maecenas accumsan lacus vel facilisis.
review5

John Doe

Leap13

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Quis ipsum suspendisse ultrices gravida. Risus commodo viverra maecenas accumsan lacus vel facilisis.
review6

John Doe

Leap13