Avokatët e emigracionit ju ofrojnë shërbimet në lidhje me konsulencën, proçedurën, mbledhjen e dokumentacionit, deri në proçesin e pajisjes me vizë britanike.
Avokate Artemisa Shquti është diplomuar si “Juriste” në përfundim të studimeve të larta për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe po në të njëjtin fakultet, ajo ka përfunduar studimet master shkencor në të Drejtë Publike. Në vitin 2017, pas përfundimit të kursit një-vjecar për avokatinë, ka fituar titullin Avokate, dhe prej atëherë ka punuar aktivisht në fushën e drejtësisë, ku ndër të tjera ka ndjekur trajnime të shumta, me fokus të veçantë në fushën e emigracionit.

Aktualisht, ajo po përfundon një master të dytë në Drejtësi në Londër. Me përvojë të gjerë në përfaqësimin e çështjeve të emigracionit, Avokate Artemisa është e specializuar për të ju ardhur në ndihmë për kategoritë e ndryshme të vizave britanike, duke përfshirë:
Gjithashtu, ajo është e specializuar në kundërshtimin e vendimeve për refuzimin e vizave përmes procedurës Pre-Action Protocol (Protokoll i Paraveprimit).
Avokate Artemisa ofron trajnime dhe informacion online në lidhje me fushën e emigracionit, të cilat janë të pajisura me vërtetim të zyrës së avokatisë si dhe të pajisura me faturë fiskale.
Ju mund ta kontaktoni Avokate Artemisa-n në adresën e E-mail: avokateartemisa@yahoo.com
Ne mund t’ju ndihmojmë.
Nëse viza juaj turistike (Standard Visitor Visa) për në Mbretërinë e Bashkuar është refuzuar dhe në letrën e refuzimit theksohet se ju nuk mund të kërkoni një Administrative Review (Rishikim Administrativ), ne mund t’ju ndihmojmë në sfidimin e vendimit të refuzimit përmes një Pre-Action Protocol (PAP) (Protokoll i Paraveprimit). Avokatja e licensuar Artemisa Shquti, autorizohet për të ju ardhur në ndihmë sipas kompetencave të lejuara nga Ligji Nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë.”
Pre-Action Protocol (PAP) është pjesë e Rregullave të Procedurës Civile (CPR) në Mbretërinë e Bashkuar dhe përshkruan hapat e nevojshëm përpara se të bëhet një kërkesë për rishikim gjyqësor. Qëllimi është zgjidhja e mosmarrëveshjeve pa iu drejtuar gjykatave.
Informacion i Rëndësishëm: Ne respektojmë rreptësisht rregulloret e GDPR dhe mbështesim vetëm praktikat e ligjshme të emigracionit. Përmbajtja e informacioneve që ne publikojmë të cdo lloji, nuk mund të kopjohet ose riprodhohet pa cituar zyrën tonë.
Avokat Eridi SHERIFI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2011 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka përfunduar dhe Master Profesional në të drejtë civile. Në vitin 2013 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucione të rëndësishme shtetërore dhe që prej vitit 2018 ushtron profesionin e avokatit. Av. Eridi Sherifi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile dhe administrative.