+355 67 221 1323

Na kontaktorni ne numrin e telefonit

Avokat Per Ceshtje Penale

Shpërndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Avokat për çështje penale

Zyra jonë me avokatët e saj, ofron konsulencën dhe ndihmën e duhur ligjore që në momentet e para të ndjekjes penale, ku gjithashtu mbulon perfaqesimin ligjor pranë ç’do komisiariati, që në momentin e parë të shoqërimit të personit që dyshohet për kryerjen e një vepre penale.

Perveç konsulences ligjore dhe ndihmes në momentet e para të ndjekjes penale, kryejmë perpilimin e kerkesave fillestare të ndryshme, përfaqesimin e klienteve përpara të gjitha organeve ligjzbatuese dhe autoriteteve përkatëse.

Përfaqesimi pranë të gjitha organeve dhe autoriteteve përkatëse, konsiston në faktin se avokatët asistojnë fizikisht në organet e prokurorisë dhe gjykatat, gjatë proçedurave përkatëse ligjore në të cilin ndodhet konflikti apo rasti konkret që duhet trajtuar.

Përfaqesimi me avokat për çdo rast penal, është i detyrueshëm, pasi mospërfaqësimi me avokat, bën që personi i dyshuar për kryerjen e një vepre penale të penalizojë vetveten, pasi çdo dëshmi apo deklarim i gabuar shkon në favor të organit të akuzës.
Për kundravajtjet penale është e rëndesishme të mbahet parasysh mënyra e dënimit, pasi ligji parashikon disa alternativa dënimi të cilat nuk regjistrohen në regjistrin penal pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Në rastet kur organi i akuzës cakton një avokat kryesisht për shkak se mbrojtja në këto raste është e detyrueshme në shumë raste ka bërë që mbrojtja gjatë fazës së hetimeve pasi janë bërë deklarimet përkatëse dhe në këtë mnyrë mbrojtja të mos jetë efektive dhe denimet për kundravajtjet penale të jenë më i ashpër në krahësim me rëndësinë e veprës penale apo rezikshmërinë e autorit.

Ndryshimet e bëra në ligjin nr. 7905 datë 21.03.1995 “Kodi i Proçedurës Penale” të Republikës së Shqipërisë në vitin 2017 sollën risi përsa i përket alterantivave të dënimit ku për herë të parë u parashikua gjykimi me marrëveshje ku personi pranon fajin dhe kërkon caktimin e dënimint tek nga organi i akuzës (prokuroria) e po ashtu një tjetër alternativë është dhe gjykimi nëpërmjet një urdhëri penal, i cili më pas miratohet nga gjykata e nga ku personi ka benefitin që dënimi i dhënë të mos shënohet në rregjistin e gjëndjes gjyqësore.

Duhet te mbahet parasysh se përfaqësimi me avokat, duhet të realizohet që në fillesat e para të hetimit, pasi çdo vonesë sjell pasoja të parikuperushme gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Mos paraqitja në kohën e duhur e kërkesave apo memo-ve, sipas Kodit të Proçedurës Penale, bën që personi nën hetim ose i pandehuri të humbasë të drejtat e tij që i takojnë sipas legjislacionit në fuqi dhe parimit të një proçesi të rregullt ligjor, e gjykimit brënda një afati të arsyeshëm.

Në rastet e arrestimit në flagrancë nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, në momentin e marrjes në pyetje të personit të ndaluar, është e detyrueshme të përfaqësoheni me avokat, pasi duhet të keni parasysh se deklarimet e para të kryera, janë tepër të rëndësishme për fazën e hetimit për çdo procedim penal, të cilit akuza i referohet si deklarimet më të vërteta.

Pra duhet të mbahet parasysh se deklarimet e para janë tepër të rëndesishme në një hetim penal dhe nuk duhen bërë gabime pasi mund të jenë vendimtare për hetimin në tërësi dhe caktimin e dënimit.

Për proceset penale, avokatët e zyrës kanë një eksperiencë të gjerë në fushën penale, me perfaqesim te të shumë veprave penale, në të gjitha shkallet e gjyqësorit, gjithashtu edhe në Gjykaten e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Po ashtu një tjetër ndryshim tejet i rëndësishëm ka ndodhur dhe përsa i përket drejtësisë penale për të mitur ku me ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, i jep një tjetër qasje mënyrës kur një përson nën moshën 18 vjeç gjendet në një siutuatë në konflikt me ligjin. Nga ana e organeve ligjzbatuese personat e mitur trajtohen në një mënyrë më të butë pasi qëllimi ëhtë që ata të reflektojnë për kundraligjshmërinë e veprimit të kryer.

Alternativa më e favorshme që një i mitur mund të përfitojë në rast të konsumimit të një kundravajtje penale është shmangia nga proçedimi penal duke bërë që ai të mos i nënshtrohet proçesit gjyqësor. Nga ana e zyres ofrohet ky lloj shërbimi për çdo person të mitur në konflikt me ligjin duke garantuar profesionalizëm dhe arritjen në një zgjidhje sa më efektive.

Perfaqësim gjithashtu zyra jonë kryen edhe në çështjet që lidhen me kerkesat për, uljen e dënimit, lirimin me kusht etj…
Përfaqësimi ofrohet nga zyra jonë në të gjitha gjykatat e Republikes së Shqiperise si, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Shkodër,Korçë, Vlorë, Berat, Fier, etj.
Bazuar në:

Ligjin Nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Proçedurës Penale”, i ndryshuar.
Ligji Nr. 7895 datë 27.01.1995 “Kodi Penal”, i ndryshuar.
Ligji Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë penale për të Mitur”.

Na Kontaktoni

Konsulenë Falas