+355 67 221 1323

Na kontaktorni ne numrin e telefonit

Llojet e Avokatëve

Në momentin që një person fiton titullin Avokat dhe fillon të ushtrojë profesionin atij i duhet që të marë një vendim në lidhje se me çfare lloj çështje do të meret kryesisht ose se ku ai ndihet më i përgatitur. Në Shqipëri nuk ka ndonjë lloj ndarjeje ose kufizimi se me çfarë çështje duhet të meret një avokat që sapo ka fituar titullin por është në të drejtën e çdo avokati të vendosë nësë do të meret me një fushë të caktuar të së drejtës ose jo. Në jetën e përditshme llojet e problematikave që hasin qytetaret janë nga më të ndryshmet dhe normalisht që një profesionist duhet të kete një zgjidhje për çdo problem që i paraqitet. Ndër problematikat kryesore që hasen në përditshmëri janë proçeset penale ndaj shtetasve në konflikt me ligjin, proçeset civile siç janë konfliktet e pronësisë etj apo dhe proçeset administrative. Ashtu sikurse theksuam më sipër në Shqipëri nuk ka një ndarje të avokatëve në fusha të caktuara por shumë kanë zgjedhur që të meren vetëm në një fushë të caktuar të së drejtës dhe konkretisht disa nga fushat janë si më poshtë vijon:

1. Avokat për dëmshpërblim nga aksidentet rrugore.
2. Avokat për dëmshpërblim nga mjekimi i pakujdeshëm.
3. Avokat për çështje penale.
4. Avokat për çështje civile.
5. Avokat për çështje administrative & pensioni.
6. Avokat për divorc, çështje familjare.
7. Avokat për dëmshpërblim për largim të padrejtë nga puna.
8. Avokat për çështje emigracioni dhe ekspulse.

Nga ana e zyrës tonë meren përsipër të gjitha çështjet e sipër cituara pasi funksionojmë si një zyrë e tërë ku secili avokat meret me çështjet specifike të një fushe të caktuar dhe këto shërbime ofrohen ne çdo qytet te Shqipërisë pranë çdo gjykate ku klienti ka nevojë për avokat në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Berat, Gjirokastër, Sarandë etj.

Llojet e Avokatëve
Llojet e Avokatëve