Ajo çka shumica e shtetasve shqiptarë të cilët për shumë e shumë arsye të tyre personale vendosën që të largohen nga shqipëria dhe u drejtuan në vëndët e Bashkimit Europian për të kërkuar azil pas refuzimit u kthyen në vëndin e tyre të origjinës. Pas kthimit nga ana e shtetit u është vendosur Ekspuls me afat ku në të shumtën e rasteve afati është 5 vjeçar, çka do të thotë se gjithë këta persona e kanë të pamundur të udhëtojnë në vëndet antare të zonës shchengen.
Ekspulset ndahen në dy kategori.
1. EKSPULS ADMINISTRATIV
Mund të dënoheni me “Dëbim Administrativ” në rast se ndaloheni në çdo shtet, pa dokumenta qëndrimi. Nëse nuk jeni në mënyrë të ligjshme në një shtet, atëherë mund të dënoheni me “Ekspuls” i cili është me afat të caktuar kohor, në varësi të shtetit i cili e ka vendosur.
2. EKSPULS GJYQËSOR
Ekspulsi Gjyqësor kur ka një dëbim penal, që në shumicën e rasteve personat kanë kryer një vepër penale dhe për pasojë janë dënuar me burg. Pasi personat të kene përfunduar dënimin, autoritetet kane të drejtë të vendosin kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush vepron kundër ligjeve të shtetit dhe denimi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet.
Pas kalimit të 3 vjetëve apo dhe pas mbarimit të afatit të dënimit nga ana jonë mund të bëhët kërkesë për të verifikuar dhe më pas për të bërë të mundur fshirjen plotësisht të të dhënave të përsonit në rregjistrat nacionalë dhe atë shchengen.
Me mbarimin e afatit të Denimit, duhet që të mos keni patur probleme të tjera me cdo shtet tjeter te zones schengen, dhe ne fillojmë procedurat ligjore për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm ne SIS.
Por ka mundësi që heqja e “Ekspulsit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit apo te kete kaluar mbi 2/3 e denimit, për arsye familjare apo arsye të tjera të forta bindese.
Duke kontaktuar me ne, mund të merremi me procedurat dhe të bëjmë kërkesë zyrtare ligjore në emrin tuaj për heqjen e denimit dhe brenda nje afati kohor ligjor do të marrim nje përgjigje zyrtare nga autoritetet perkatese.
Ndalesat për hyrje në zonën Schengen ashtu sikurse kemi theksuar dhe më sipër jepen nga çdo shtet pjesëmarrës në marrëveshjen e Schengenit. Rastet tipike kryesore kur ndalesat jepen janë thyhen afatet e qëndrimit në këto shtete apo dhe shkelja e kufinjve në mënyrë të paligjshme të përsëritur apo dhe për vepra të ndryshme penale. EKSPULSI i dhënë qëndron prezent nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar që emri i tyre të fshihet nga sistemi.
Gjithashtu duhet bërë kërkesë edhe nëse afati i espulsit të dhënë ka përfunduar, në mënyrë që emri juaj të hiqet nga lista e personave të padëshirueshëm të shetit i cili ka vendosur deportimin. Nëse kjo proçedurë nuk realizohet dhe ju ecni me idenë se ka përfunduar afati gaboheni pasi e vetmja rrugë që duhet të ndiqet janë shkresat zyrtare npërpëmjet korespodencës me institucionet përkatëse.
Studio jonë ndjek të gjithë procedurën e verfikimit të ekzistencës së espulsit (deportimit) dhe më pas realizohet kërkesa zyrtare për heqjen përfundimtare të Espulsit drejtuar çdo shteti të zonës Schengen, duke bërë përpjekjet maksimale të lejuara nga legjislacioni i shteteve përkatëse, ku normalisht si çdo procedure ka dhe kjo nje afat kohor tëcaktuar.
Nga ana e zyres tonë ofrhet shërbimi i nevojshëm lidhur me këtë lloj problematike që mund të keni, duke u angazhuar për të patur një zgjidhje sa më efektive dhe në një kohë sa më të shpejtë. Dokumentacioni ligjor që disponin çdo shtetas i dënuar (dëbuar) është tepër i nevojshëm për të krijuar lehtësirat e duhura të situatës së tij, si nga shteti Shqiptar ashtu edhe nga shteti që ka konfirmuar ndalimin e tij.
Dokumentacioni ligjor që duhet të ketë personi ndaj të cilit është vendosur ekspuls duhet të jenë më vulën apostile dhe të përkthyera në gjuhën e shtetit që ka vendosur ndalimin. Proçedura ligjore do të meret përsispër nga avokati i zyrës i cili bashkëpunon me shtetin përkatës dhe ndjkek proçedurën hap pas hapi deri në realizimin e plotë për heqjen e dëminit dhe zgjidhjen e problemit duke mundësuar fshirjen e emrit të personit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm.
Avokat Eridi SHERIFI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2011 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka përfunduar dhe Master Profesional në të drejtë civile. Në vitin 2013 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucione të rëndësishme shtetërore dhe që prej vitit 2018 ushtron profesionin e avokatit. Av. Eridi Sherifi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile dhe administrative.
Avokat Klaudi ZHOLI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2005 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucone shtetërore. Në vitin 2006 ka fituar titullin avokat, profesion të cilin e ushtron që prej vitit 2011. Av. Klaudi Zholi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile, administrative, tregëtare e doganore.
Avokate Artemisa Shquti ka perfunduar studimet e larta në vitin 2014 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka vijuar studimet pas universitare në Master Shkencor në të Drejtë Publike, ku është diplomuar në vitin 2016. Në vitin 2017 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka kryer trajnime dhe studime ne Universitetin Goldsmith ne Londer ne vitin 2019 ne te Drejten Nderkombetare te Biznesit. Av. Artemisa Shquti është e specializuar në fushën e së drejtës te biznesit dhe e specializuar ne çeshtjet e emigracionit.
Avokat Bledar HOXHALLARI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar prej vitit 2002 dhe ne vazhdim per nje periudhe 20 vjecare ka ushtruar profesionin profesionin ne institucione te ndryshme shteterore, ne drejtim te Prokurimeve Publike, ku ka qene pozicionin "Pergjegjes". Prej vitit 2021 ka fituar titullin "Avokat". Ai eshte i specializuar ne fushen e Prokurimeve Publike dhe ne te Drejten Civile e Tregetare!
Avokat dhe Ekspert Fiskal Atos Pesha ka përfunduar studimet e larta në vitin 2007 ku është diplomuar si “Financier”. Pas përfundimit të fakultetit ekonomik menjehere ai ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësise ku në vitin 2010 është diplomuar si "Jurist", e po ashtu ka kryer dhe master shkencor në të drejtën tregëtare dhe administrative. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si Financier dhe Konsulent Biznesi.