Në Gjykatat e Republikës së Shqipërisë si pasojë e kushteve social ekonomike është ritur së tepërmi kërkesa për zgjidhjen e martesës midis bashkëshortëve. Zgjidhja e martesës përfaqëson mbarimin e martesës duke qenë bashkëshortët të gjallë. Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë, janë parashikuar disa alternative të ndryshme të zgjidhjes së martesës dhe me konkretisht:
1. Pëlqimi reciprok i bashkëshortëve (Nenet 125-128 të KF).
Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, bazohet në një marrëveshje reciproke, të përbashkët, të tyre, e cila ka për qëllim dhënien fund të martesës që ekziston midis dy bashkëshortëve. Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, rregullohet nga nenet 125-128 të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë. Nga parashikimet e ketyre dispozitave percaktohet se si procedohet nepermjet zgjidhjes së martesës me pëlqimin e bashkëshortëve.
Procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve, të cilët kërkojnë se duan që të zgjidhin martesën e tyre. Kjo kërkesë mund të paraqitet në gjykatë ose nga bashkëshortët personalisht ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë. Në kërkesën për zgjidhjen e martesës, bashkëshortët duhet t’i paraqesin gjykatës edhe një projektmarrëveshje në të cilën të jetë e parashikuar mënyra e rregullimit të pasojave që vijnë si rrjedhojë e zgjidhjes së martesës, të cilat janë tepër të rëndësishme si:
Gjykata ka për detyrë të shqyrtojë kërkesën e dy bashkëshortëve. Nëse gjykata bindet për sa më sipër se vullneti i palëve është real dhe i pa ndikuar, vendos zgjidhjen e martesës, dhe miraton marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Panvarsisht marveshjes dhe dakordësisë së bashkëshortëve për zgjidhjen e martesës ky lloj vendimi gjyqësor, mund t’i nënshtrohet mjeteve të ankimit të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.
2. Për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët (Nenet 129-131 të KF).
Kodi i Familjes parashikohet se bashkëshortët kanë detyrimin e jetesës së përbashkët. Mungesa e jetesës së përbashkët të bashkëshortëve, mund të përbëjë shkak për zgjidhjen e martesës, nëse zgjat tej një afati të caktuar në ligj (tre vjet). Zgjidhja e martesës sipas nenit 129 të Kodit të Familjes, është e lidhur ngushtë me dy elemente faktike. Së pari duhet që bashkëshortët të jetojnë faktikisht dhe fizikisht të ndarë dhe së dyti duhet që kjo gjendje të vazhdojë që prej tre vjetësh. Bashkëshorti që kërkon zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët, duhet të paraqesë në gjykatë një kërkesëpadi. Gjykata që shqyrton kërkesëpadinë për zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët për mbi tre vjet, duhet që të caktojë në fillim një seancë pajtimi ku të respektohen parashikimet e neneve 134-136 të Kodit të Familjes.
3. Me kërkesën e njërit bashkëshort (Nenet 132-133 të KF).
Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort fillon me paraqitjen e kërkesë-padisë në gjykatë ku kjo e fundit fillimisht cakton një seancë pajtimi ndërmjet bashkëshortëve, ku secili bashkëshort bën të ditura shkaqet mbi të cilat kërkon zgjidhjen e martesës. Ata pyeten se bashku dhe vec e vec nga gjykata, ku ne perfundim ne rast se nuk arrihet pajtimi i tyre, gjykata fillon me shyqrtimin e kerkese padise. Nder shkaqet kryesore qe bashkeshortet kerkojne te zgjidhin martesen, jane:
Të gjitha shkaqet e sipërpërmendura kanë të përbashkët faktin se përbëjnë shkelje të përsëritura të detyrimeve që rrjedhin nga martesa dhe për pasojë jetesa e përbashkët e bashkëshortëve, bëhet e pamundur dhe martesa humbet qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.
Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata duke respektuar parimet e Kodit te Familjes cakton seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët, të cilët shprehiin vullnetin e tyre përpara gjykatës se përse po zgjidhin martesën. Ata pyeten nga trupa gjyqësore veç e veç por dhe të dy së bashku. Nëpërmjet zhvillimit të kësaj seance gjykata shikon mundësinë e pajtimit midis palëve, duke jua ofruar atyre këtë mundësi. Me zgjidhjen e martesës mbaron pushon edhe bashkëjetesa e bashkëshortëve si një nga elementët bazë që karakterizojnë martesën. Për rrjedhojë, ky ndryshim pasqyron edhe ndryshime të tjera lidhur me banimin e veçantë dhe marrëdhëniet personale të secilit prind me fëmijën.
Po ashtu në praktikë janë hasur dhe problematika të natyrës se midis dy personave është bashkëjetuar për një përiudhë kohore të caktuar, pa lidhur martesë. Si pasojë e kësaj bashkëjetese kanë ardhur në jetë fëmijë të cilët gëzojnë po ashtu të njëjtat të drejta si fëmijët e lindur nga martesa.
Si pasojë e mosfunksionimit të marrdhënies palët i kanë dhënë fund bashkëjetesës por lidhur me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore kanë pasur mosmarrveshje ku fëmija është pika kryesore ku individët ja ndalojnë njëri – tjetrit për të mbajtur kontakte me femijën me argumentat ngfa më të ndryshmet të cilat si përfundim sjellin vetëm dëmtimin e shëndëtit psikologjik të fëmijës.
Kodi i familjes ka të përcaktuar se ushtrimi i përgjegjësisë prindërore ushtrohet së bashku nga të dy prindërit në lidhje me fëmijën e lindur gjatë martesës së tyre ose jashtë martese nëse është njohur nga të dy prindërit. Në rast mosmarrveshje lidhur me të tillë problematikë secila nga palët e interesuara mund t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar ushtrimin e përgjegjësisë prindërore.
Këto lloj problematikash nga ana jonë janë trajtuar me përkushtim maksimal në të gjitha Gjykatat e Republikës së Shqipërisë si, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Berat etj, ku zgjidhjet kanë qënë tepër efikase kjo dhe në interesin më të lartë të familjes.
Bazuar në:
Ligjin Nr. 9062, datë 8.5.2003 “Kodi i Familjes”, i ndryshuar.
Ligjin Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijes”
Avokat Eridi SHERIFI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2011 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka përfunduar dhe Master Profesional në të drejtë civile. Në vitin 2013 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucione të rëndësishme shtetërore dhe që prej vitit 2018 ushtron profesionin e avokatit. Av. Eridi Sherifi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile dhe administrative.
Avokat Klaudi ZHOLI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2005 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucone shtetërore. Në vitin 2006 ka fituar titullin avokat, profesion të cilin e ushtron që prej vitit 2011. Av. Klaudi Zholi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile, administrative, tregëtare e doganore.
Avokate Artemisa Shquti ka perfunduar studimet e larta në vitin 2014 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka vijuar studimet pas universitare në Master Shkencor në të Drejtë Publike, ku është diplomuar në vitin 2016. Në vitin 2017 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka kryer trajnime dhe studime ne Universitetin Goldsmith ne Londer ne vitin 2019 ne te Drejten Nderkombetare te Biznesit. Av. Artemisa Shquti është e specializuar në fushën e së drejtës te biznesit dhe e specializuar ne çeshtjet e emigracionit.
Avokat Bledar HOXHALLARI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar prej vitit 2002 dhe ne vazhdim per nje periudhe 20 vjecare ka ushtruar profesionin profesionin ne institucione te ndryshme shteterore, ne drejtim te Prokurimeve Publike, ku ka qene pozicionin "Pergjegjes". Prej vitit 2021 ka fituar titullin "Avokat". Ai eshte i specializuar ne fushen e Prokurimeve Publike dhe ne te Drejten Civile e Tregetare!
Avokat dhe Ekspert Fiskal Atos Pesha ka përfunduar studimet e larta në vitin 2007 ku është diplomuar si “Financier”. Pas përfundimit të fakultetit ekonomik menjehere ai ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësise ku në vitin 2010 është diplomuar si "Jurist", e po ashtu ka kryer dhe master shkencor në të drejtën tregëtare dhe administrative. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si Financier dhe Konsulent Biznesi.