+355 67 221 1323

Na kontaktorni ne numrin e telefonit

Avokat Per Leje Qendrimi – LAWYER FOR RESIDENCE PERMIT

Shpërndaje

Avokat per Leje Qendrimi - Lawyer for Residence Permit

Nga ana e zyres tonë ofrohet shërbim për gjithe shtetasit e huaj qe vendosin të jetojne dhe punojnë në Republiken e Shqiperisë.

Hyrja dhe qëndrimi i shtetasve të huaj në Shqipëri rregullohet me ligjin nr. 79/2021 “Për të huajt”. Procedurat e hyrjes dhe të qëndrimit për shtetasit e huaj janë nën autoritetin e institucioneve shtetërore shqiptare. Autoriteti kryesor shtetëror përgjegjës për shtetasit e huaj që duan të hyjnë në Shqipëri është institucioni përgjegjës për kufirin dhe migracionin, pjesë e Policisë së Shtetit Shqiptar.

Nëse planifikoni të udhëtoni në Shqipëri, por duhet të dini më shumë për procedurat specifike, ju informojme se të gjithë shtetasit e huaj që mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë, lejohen të qëndrojnë për një periudhë 90-ditore brenda 180 ditëve nga hyrja e parë.

Nëse planifikoni të qëndroni për më shumë se 90 ditë të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Shqipërisë do të vulosin dhe regjistrohen në sistemin elektronik, nga ana e punonjësve të kufirit dhe migracionit në pasaportat e tyre.

Lejet e qëndrimit kërkohen për të gjithë shtetasit e huaj që duhet të qëndrojnë në Shqipëri për më shumë se 90 ditë. Ligji për të huajt përcakton të gjitha specifikimet për lejet e qëndrimit. Shtetasve të huaj mund t’u jepet qëndrimi i përkohshëm ose i përhershëm vetëm me pajisjen e një leje qëndrimi.

Neni 32 i ligjit 79/2021 “Për të huajt” përcakton se:

  1. Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin pajis me njërën nga llojet e lejeve të qëndrimit të mëposhtme të huajt, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për një afat më shumë se 90 ditë në 180 ditë dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë ligj:
  1. a) leje qëndrimi e tipit “A”, e cila i jep të drejtën mbajtësit vetëm të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë brenda afatit kohor për të cilën ajo lëshohet;
  2. b) leje qëndrimi ose leje unike e tipit “B”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat të përcaktuar dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
  3. c) leje qëndrimi ose leje unike e tipit “C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë;

ç) leje qëndrimi unike “Kartë Blu AL”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat të përcaktuar vetëm për punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;

  1. d) leje qëndrimi “Kartë Blu AL-C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm vetëm për punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë.
  1. Forma dhe përmbajtja e lejeve të qëndrimit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.Gjithashtu, ligji specifikon se aplikimi për leje qëndrimi duhet të jetë në përputhje me qëllimin e vizës së përdorur për të hyrë në Shqipëri.

Lejet e qëndrimit lëshohen sipas afateve kohore te meposhtme:

  • 3 muaj deri në 6 muaj;
  • 1- vjeçare;
  • 2- vjeçare;
  • 3- vjeçare;
  • 5- vjeçare;
  • e përhershme;

Për shtetasit e Republikës të Kosovës në momentin e aplikimit për leje qëndrimi ata pajisen nga ana e autoriteteve shqiptare me leje qëndrimi 5 vjeçare, duke shmangur në këtë mënyre rinovimin e herë pas hershëm të lejes të qëndrimit.

Nga ana e zyrës tonë ky lloj shërbimi ofrohet me Avokat për Leje Qëndrimi/Lawyer for Residence Permit, për të gjithë shtetasit e huaj, duke ofruar dhe konsulencën paraprake mbi kushtet që ata duhet të plotësojnë përpara se te vijnë në Republikën e Shqipërisë. Avokatet tanë ofrojnë asistencën    duhur për të personat e huaj, duke  plotësuar gjithë dokumentacionin dhe paraqitjen e tij prane institucionit perkatës, Drejtoria Vendore e Policise, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, në çdo qytet të Republikes të Shqipersie, aty ku i huaji zgjedh të jetojë. 

Na Kontaktoni

Konsulenë Falas