+355 67 221 1323

Na kontaktorni ne numrin e telefonit

Dëmshperblim për largim nga puna

Shpërndaje

Avokat për dëmshpërblim për largim të padrejtë nga puna

Kontrata e punës është një marrveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit në të cilën parashikohen të drejta dhe detyrime ndërmjet palëve kontraktore. Kanë të drejtë të lidhin kontratë pune personat të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe kanë zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Pikërisht Kodi i Punës në mënyrë të përmbledhur jep një përkufizim të shkurtër rreth kontratës së punës si më poshtë vijon:

Punëdhënësi punëson në mënyrë të drejtpërdrejtë punëmarrësin ku të cilët në momentin e krijimit të marrdhënies së punës janë të detyruar të lidhin kontratë punë konform legjislacionit të zbatueshëm.

Përpara nënshkrimit të kontratës së punës palët janë të detyruara t’i bëjnë me dije njëra tjetrës nësë kanë rezerva përsa është parashikuar në kontratë dhe nëse është e mundur të bëhen ndryshimet përkatëse konform vullnetit të lirë të palëve.   

Në ligjin nr. 7961 datë 12.7.1995 i ndryshuar Kodi i Punës lejon punësimin e personave 15 deri në 16 vjeç gjatë pushimeve shkollore vetem në punë të lehta të cilat nuk cënojnë sigurinë, shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. Mbrojtje të veçantë ligjore Kodi i Punës garanton dhe për gratë shtatzane dhe nënat e reja ku këto të fundit nuk mund të punësohen në punë të rënda ose të rezikshme që dëmtojnë shëndetin e nënës dhe të fëmijës. 

Kontrata e punës lidhet për një kohëzgfjatje të pacaktuar dhe për një kohëzgjatje të caktuar. Lidhja e kontratës me kohëzgjatje të caktuar duhet të justifikohet me arsye objective që lidhen me natyrën e përkohshme të detyrës në të cilën punëmarrësi do të punësohet. Si rregull kontrata e punës lidhet me afat të pacaktuar.

Lidhja e kontratësë së punës me afat kohe të caktuar nuk e bën kontratën e pavlefshme por ligji ngarkon me përgjegjesi administrative punëdhënësin. Problematika qëndron në faktin se nga ana e punëdhënësit në momentin e zgjidhjes së kontratës së punës punëmarrësit nuk i respekton përcaktimet ligjore të sanksionuara në Kodin e Punës, por edhe këtyre të fundit nuk u bëhen me dije arsyet e largimit nga puna

Zgjidhja e marrdhënies së punës nga ana e punëdhënësit është një ndër problematikat kryesore me të cilat hasen personat te cilët janë në marrdhënie pune. Punëdhënësit në Republikën e Shqipërisë panvarsisht përpjekjeve që kanë bërë për të rregulluar pjesën përsa i përket burimeve njerëzore kanë ende mangësi në mënyrën se si i trajtojnë punonjësit e tyre.

Shumë përsona ndodhen në këto kushte duke qënë në mungesë të informacionit dhe nuk i kushtojnë rëndësi faktit se kjo situatë e tyre gëzon mbrojtjes ligjore që u’a garanton Kodi i Punës. Çdo person i cili pretendon se ndaj tij nuk është respektuar asnjë nga përcaktimet ligjore të sanksionuara në Kodin e Punës ka të drejtën e përfitimit të dëmshpërblimeve përkatëse.

Në praktikë është konstatuar se zgjidhja e kontratës së punës pa shkaqe të justifikuara nga gjykatat janë ndëshkuar punëdhënësit të cilët nuk kanë respektuar përcaktimet ligjore të parashikuiara në Kodin e Punës. Ajo çka duhet pasur parasysh nga ana e punëmarrësit në momentin që ndodhen në kushtet kur ndaj tyre është shprehur vullneti i punëdhënësit për ndërprerjen e marrdhënies së punës është mëse i nevojshëm një konsultë ligjore mbi atë çka pritet të ndodhë me situatën e tyre lidhur me ndërprerjen e marrdhënies së punës.  

Po ashtu nëse ju jeni duke zhvilluar biznesin tuaj plotësimi i dokumentacionit ligjor të punonjësit konform legjislacionit të punës është detyrim ligjor pasi institucionet shtetërore ligjzbatuese jo rrallë here gjatë kontrolleve që ushtrojnë në biznese kanë aplikuar gjoba të rënda për mungesën e kontratës së punës  në bazë të Kodit të Punës.

Sudio jonë ligjore ofron këtë shërbim duke garantuar përkushtim maksimal dhe vlerësim të situatës social ekonomike të personit që ka humbur vëndin e punës duke gjetur zgjidhjen më të mirë të mundëshme sipas rastit, por edhe të biznesit i cili si pasojë e mosnjohjes të ligjit apo mosrespektimit të dispozitave ligjore të Kodi të Punës është ndëshkuar në gjykatë për duke u vendosur jo pak herë në vështirësi ekonomike.

Bazuar  në:

Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

Na Kontaktoni

Konsulenë Falas

Avokatët Tanë

Eridi1

Eridi Sherifi

Avokat

Avokat Eridi SHERIFI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2011 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka përfunduar dhe Master Profesional në të drejtë civile. Në vitin 2013 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucione të rëndësishme shtetërore dhe që prej vitit 2018 ushtron profesionin e avokatit. Av. Eridi Sherifi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile dhe administrative.

Klaudi

Klaudi Zholi

Avokat

Avokat Klaudi ZHOLI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2005 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucone shtetërore. Në vitin 2006 ka fituar titullin avokat, profesion të cilin e ushtron që prej vitit 2011. Av. Klaudi Zholi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile, administrative, tregëtare e doganore.

Avokat Emigracioni

Artemisa Shquti

Avokate

Avokate Artemisa Shquti ka perfunduar studimet e larta në vitin 2014 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka vijuar studimet pas universitare në Master Shkencor në të Drejtë Publike, ku është diplomuar në vitin 2016. Në vitin 2017 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka kryer trajnime dhe studime ne Universitetin Goldsmith ne Londer ne vitin 2019 ne te Drejten Nderkombetare te Biznesit. Av. Artemisa Shquti është e specializuar në fushën e së drejtës te biznesit dhe e specializuar ne çeshtjet e emigracionit.

Avokat

Bledar Hoxhallari

Avokat

Avokat Bledar HOXHALLARI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar prej vitit 2002 dhe ne vazhdim per nje periudhe 20 vjecare ka ushtruar profesionin profesionin ne institucione te ndryshme shteterore, ne drejtim te Prokurimeve Publike, ku ka qene pozicionin "Pergjegjes". Prej vitit 2021 ka fituar titullin "Avokat". Ai eshte i specializuar ne fushen e Prokurimeve Publike dhe ne te Drejten Civile e Tregetare!

ATOS PESHA

ATOS PESHA

Avokat & EKSPERT FISKAL

Avokat dhe Ekspert Fiskal Atos Pesha ka përfunduar studimet e larta në vitin 2007 ku është diplomuar si “Financier”. Pas përfundimit të fakultetit ekonomik menjehere ai ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësise ku në vitin 2010 është diplomuar si "Jurist", e po ashtu ka kryer dhe master shkencor në të drejtën tregëtare dhe administrative. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si Financier dhe Konsulent Biznesi.