Profesioni i Avokat-it në Republikën e Shqipërisë bën pjesë në kategorinë e profesioneve të lira i cili në kuptim të ligjit është subjekt ekonomik i cili duhet të rregjistrohet pranë organeve kompetente tatimore në mënyrë që të ushtrojë aktivitetin e tij. Pas kryerjes të proçedurës të rregjistrimit pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe deklarimit pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore të vëndit të ushtrimit të aktivitetit një avokat është i lirë të ushtrojë profesionin e tij si përfaqësues i klientit të tij pranë çdo organi të administratës publike si Gjykatë, Prokurori etj.
Avokati duhet të veprojë gjithnjë për interesat më të larta të klientit të tij. Marredhenia e besimit me klientin eshte detyrim profesional për avokatin. Besimi arrihet kur avokati karakterizohet nga ndeshmeria dhe integriteti. Mardhënia klient – avokat është një marrveshje e lirë midis palëve çka do të thotë se të dy duhet të dakordësohen mbi ofrimin e shërbimit nga avokati dhe pranimin e pagesës të shumës nga klienti.
Me arritjen e kësaj marrveshje lindin të drejta dhe detyrime për palët çka do të thotë se avokati ka detyrimin për të informuar klientin dhe duhet ti shpjegojë atij ligjin dhe linjën e veprimit që ai do të ndjekë për çështjen e tij, duke evidentuar pasojat e mundshme ligjore në favor ose në disfavor te tij. Avokati duhet t’i pergjigjet kerkesave të arsyeshme të klientit për informacion. Avokati duhet të informojë klientin e tij rreth çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me përfaqesimin në kohë me qëllim që klienti, në mënyrë të arsyeshme, të mbrojë veten, ose të shfrytëzojë një mundësi të ofruar nga ligji, duke perfshirë edhe çdo zgjidhje të ofruar nga pala tjetër.
Në Republikën e Shqipërisë është në fuqi urdhëri nr.1284/3 datë 16.03.2007 “Për miratimin e tarifave të shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike”, në të cilin janë përcaktuar tarifat për çdo shërbim ligjor të ofruar nga avokati, kjo në varësi të çështjes apo dhe në varësi të shkallës të gjykimit në të cilën ndodhet çështja. Këto tarifa fillojnë nga 15 000 lëkë deri në 80 000 lekë, në varësi të çështjes, shërbimit të ofruar dhe janë të zbatueshme vetëm kur nuk ka marrëveshje ndërmjet palëve për shpërblimin e shërbimit të avokatisë.
Nga ana e zyrës tonë të avokatisë respektohet urdhëri i sipërcituar dhe kjo vlen për çdo çështje që avokatët tanë marim përsipër për të përfaqësuar në çdo qytet të Shqipërisë pranë çdo gjykate të çdo rrethi gjyqësor si Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Berat, Gjirokastër, Sarandë etj.