Pas kalimit me sukses te provimit te kualifikimit i cili organizohet nga Dhoma e Avokatise e Shqipërisë çdo shtetas ka të drejtë për ushtrimin e profesionit të avokatit, i cili fillon nga momenti i fitimit të titullit profesional “Avokat”.
Avokati, në çastin e fitimit të titullit profesional, pajiset nga Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë me “Certifikatën e Avokatit”, e cila përfaqëson dokumentin themeltar të identifikimit të tij profesional. Çertifikata e avokatit përmban të dhënat personale të avokatit dhe “Numrin e Identitetit Personal”. Numri i Identitetit Personal është unik dhe i patjetërsueshëm.
Në momentin e tërheqjes të Çertifikatës nga ana e avokatit pahuhet një tarifë fillestare dhe mandej proçedohet në varësi dhe të vjetërsisë që çdo avokat ka dhe paguan një tarifë të përcaktuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, tarifë e cila paguhet në momentin e rinovimit të liçensës të avokatit vit pas viti (tarifë vjetore).