+355 67 221 1323

Na kontaktorni ne numrin e telefonit

Çështje Pensioni

Shpërndaje

Avokat çështje pensioni për personat që kanë mungese dokumentacioni

Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar rregullon marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore nga ku shtetasit në momentin e mbushjes së moshës së daljes në pension duhet të përfitojnë atë.

Për shkak të përiudhës së vështirë nga e cila kemi dalë ne si shtet ku përpara viteve 1990 gjithë dokumentacioni mbi vjetërsinë e punës të personave mbaheshin nëpër libra e rregjistra nga ku shumica e këtyre dokumntave kanë humbur si pasojë e faktorëve të ndryshëm objektivë të cilët kanë sjellë si rezultat cënimin e interesave të ligjshëm të personave të cilët përfitojnë pension pleqërie jo të plotë për shkak mungese dokumentacioni.

Me hyrjen e sistemit demokratik ne Republikën e Shqipërisë ish kooperativat bujqësore u shpërbënë ku dokumentat ligjore të tyre u humbën ose u dogjën të cilat kanë sjellë pasoja juridike për shumë shtetas të cilët për shkak të mungesës së viteve të punës nuk marin atë çka u takon ligjërisht.

Duke mos qënë dakord me atë çka u komunikohet nga administrata shtetërore shumë persona të moshës së tretë oriëntohen nga kjo e fundit se për të rivendosur në vënd të drejtën e shkelur duhet t’i drejtohen gjykatës, a thua se këta shtetas kanë informacionin e duhur se çfarë duhet të kerkojnë në Gjykatë, nga ku në përditshmërinë tonë pranë gjykatave kemi konstatuar shumë përsona të cilët enden nëpër sekretaritë gjyqësore ku togfjalëshi që dëgjon është: “me thënë te sigurimt që të drejtohem në gjykatë”.

Me të tilla kërkesa apo kërkes padi me këtë objekt çdo gjykatë e Republikës së Shqipërisë haset çdo ditë. Si proçedurë gjyqësore këto janë gjyqe per vërtetimin faktit juridik të qenies në marrdhënie pune apo ku emrat e personave figurojne me gabime të theksuara çka do të thotë se personat që kanë keto probleme e perpceptojnë gati gati të pamundur zgjidhjen e këtij problemi duke hequr dore dhe mos kërkuar për të rivendosur në vënd të drejtën e tyre të cënuar.

Nga ana jonë ofrohet ky shërbim në çdo qytet të Republikës së Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë çdo personi i cili eshtë apo do të gjendet në një situatë të tillë në një kohë të afërt, pasi ky lloj fenomeni është prezent tek gjithë personat të cilët kanë qënë në mardhënie punë pranë ish kooperativave bujqësore, në ish ndërmarrjet publike shtetërore, miniera etj të cilat kanë qënë të punësuar dhe sipas kohës perpara viteve 1990 ka pasur problematike në administrimin e dokumentacionit për punonjësit por dhe viti i mbrapshtë 1997 shumë dokumentacion i këtyre personave u dogj ose nuk është mbajtur në kushtet e duhura apo të jetë arkivuar.

Ky lloj fenomeni ashtu siç kemi shpjeguar më sipër do të vazhdojë të jetë prezent për sa kohë administrimi i dokumentacionit nga zyrat e arkivave është në proces digjitalizimi. Nga ana jonë pas shtyrtimit të rasti do të dilet në një konkluzion dhe hapat e duhur ligjorë që duhet të ndiqen.    

Bazuar  në:

Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ligjin Nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Proçedures Civile në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Na Kontaktoni

Konsulenë Falas

Avokatët Tanë

Roli i Avokatit 1

ERIDI SHERIFI

Avokat Eridi SHERIFI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2011 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka përfunduar dhe Master Profesional në të drejtë civile. Në vitin 2013 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucione të rëndësishme shtetërore dhe që prej vitit 2018 ushtron profesionin e avokatit. Av. Eridi Sherifi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile dhe administrative.

Avokat Emigracioni e1769448770287

ARTEMISA SHQUTI

Artemisa Shquti është avokate shqiptare e liçensuar që nga viti 2018 dhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë. Ajo zotëron një Master of Arts in Law (Law Conversion) nga University of Law në Londër, Master në të Drejtën Publike dhe Diplomë Bachelor në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka përfunduar me sukses Kursin Profesional për Kualifikimin në Avokaturë…
(Bar Professional Training Course) dhe ka kaluar provimet për marrjen e titullit Avokate e Licencuar në Shqipëri.

Ajo është angazhuar prej disa vitesh në fushën e emigracionit, duke ndihmuar dhe këshilluar klientë shqiptarë dhe të huaj në përgatitjen dhe ndjekjen e aplikimeve pranë Home Office në Mbretërinë e Bashkuar.

Përvoja e saj profesionale përfshin trajtimin e një game të gjerë çështjesh, përfshirë:
  • Viza turistike, viza studimi, viza të shkurtra studimi apo gjuhe angleze, viza pune.
  • Bashkime familjare (family reunion applications).
  • Aplikime për viza martese, partnerë, prindër, fëmijë dhe jetë private.
  • Dëmshpërblime për mbajtje të paligjshme në kamp.
  • Aplikime për shtetësi dhe nënshtetësi britanike.
  • Procedura paraprake për refuzime vizash dhe ankime.
Përveç përvojës në të drejtën e emigracionit, ajo ka punuar edhe në fusha të tjera si e drejta administrative, civile, familjare, e punës dhe tregtare. Artemisa është gjithashtu e përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut.
Lexo më shumë
Avokat e1769448883643

BLEDAR HOXHALLARI

Avokat Bledar HOXHALLARI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar prej vitit 2002 dhe ne vazhdim per nje periudhe 20 vjecare ka ushtruar profesionin profesionin ne institucione te ndryshme shteterore, ne drejtim te Prokurimeve Publike, ku ka qene pozicionin “Pergjegjes”. Prej vitit 2021 ka fituar titullin “Avokat”. Ai eshte i specializuar ne fushen e Prokurimeve Publike dhe ne te Drejten Civile e Tregetare!
WhatsApp Image 2026 01 26 at 5.14.19 PM e1769448901617

ATOS PASHA

Avokat dhe Ekspert Fiskal Atos Pesha ka përfunduar studimet e larta në vitin 2007 ku është diplomuar si “Financier”. Pas përfundimit të fakultetit ekonomik menjehere ai ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësise ku në vitin 2010 është diplomuar si “Jurist”, e po ashtu ka kryer dhe master shkencor në të drejtën tregëtare dhe administrative. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si Financier dhe Konsulent Biznesi.