+355 67 221 1323

Na kontaktorni ne numrin e telefonit

Na Kontaktoni

Na Telefononi Tani

+355 67 221 1323

Dërgoni një Mesazh

info@zyreavokatie.com

Na Vizitoni

Rruga "Nikolla Jorga", Ndërtesa 9, Hyrja 4, Ap 2

Na Kontaktorni

Dërgoni një Mesazh

Dërgoni një mesazh të shkurtër në lidhje me problemin tuaj dhe ne do t’ju përgjigjemi në një nga format e kontaktit të listuara nga ju.

Avokatët Tanë

Roli i Avokatit 1

ERIDI SHERIFI

Avokat Eridi SHERIFI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2011 ku është diplomuar si “Jurist”. Po ashtu ka përfunduar dhe Master Profesional në të drejtë civile. Në vitin 2013 ka fituar titullin Avokat. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si jurist në disa institucione të rëndësishme shtetërore dhe që prej vitit 2018 ushtron profesionin e avokatit. Av. Eridi Sherifi është i specializuar në fushën e së drejtës penale, civile dhe administrative.

Avokat Emigracioni e1769448770287

ARTEMISA SHQUTI

Artemisa Shquti është avokate shqiptare e liçensuar që nga viti 2018 dhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë. Ajo zotëron një Master of Arts in Law (Law Conversion) nga University of Law në Londër, Master në të Drejtën Publike dhe Diplomë Bachelor në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka përfunduar me sukses Kursin Profesional për Kualifikimin në Avokaturë…
(Bar Professional Training Course) dhe ka kaluar provimet për marrjen e titullit Avokate e Licencuar në Shqipëri.

Ajo është angazhuar prej disa vitesh në fushën e emigracionit, duke ndihmuar dhe këshilluar klientë shqiptarë dhe të huaj në përgatitjen dhe ndjekjen e aplikimeve pranë Home Office në Mbretërinë e Bashkuar.

Përvoja e saj profesionale përfshin trajtimin e një game të gjerë çështjesh, përfshirë:
  • Viza turistike, viza studimi, viza të shkurtra studimi apo gjuhe angleze, viza pune.
  • Bashkime familjare (family reunion applications).
  • Aplikime për viza martese, partnerë, prindër, fëmijë dhe jetë private.
  • Dëmshpërblime për mbajtje të paligjshme në kamp.
  • Aplikime për shtetësi dhe nënshtetësi britanike.
  • Procedura paraprake për refuzime vizash dhe ankime.
Përveç përvojës në të drejtën e emigracionit, ajo ka punuar edhe në fusha të tjera si e drejta administrative, civile, familjare, e punës dhe tregtare. Artemisa është gjithashtu e përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut.
Lexo më shumë
Avokat e1769448883643

BLEDAR HOXHALLARI

Avokat Bledar HOXHALLARI, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 ku është diplomuar si “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar prej vitit 2002 dhe ne vazhdim per nje periudhe 20 vjecare ka ushtruar profesionin profesionin ne institucione te ndryshme shteterore, ne drejtim te Prokurimeve Publike, ku ka qene pozicionin “Pergjegjes”. Prej vitit 2021 ka fituar titullin “Avokat”. Ai eshte i specializuar ne fushen e Prokurimeve Publike dhe ne te Drejten Civile e Tregetare!
WhatsApp Image 2026 01 26 at 5.14.19 PM e1769448901617

ATOS PASHA

Avokat dhe Ekspert Fiskal Atos Pesha ka përfunduar studimet e larta në vitin 2007 ku është diplomuar si “Financier”. Pas përfundimit të fakultetit ekonomik menjehere ai ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësise ku në vitin 2010 është diplomuar si “Jurist”, e po ashtu ka kryer dhe master shkencor në të drejtën tregëtare dhe administrative. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin si Financier dhe Konsulent Biznesi.

Njoftohu i pari